Arrestohet një 24-vjeçar nga fshati Raven, i gjendet marihuanë në shtëpi





Më 22.05.2026 në ora 10:40, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.J.(24) nga fshati Raven. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse në fshatin Raven, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Gostivar, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 215 të Kodit Penal për “prodhim dhe lëshim në qarkullim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo