Në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar është arrestuar B.S. (21) nga fshati Padalisht, pasi sipas policisë kishte shfaqur sjellje agresive dhe kishte fyer zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.TS