Arrestohen 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve





Janë privuar nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, pesë kanë vozitur pa patentë shoferi (dy të mitur), katër nën ndikimin e alkoolit dhe njëri në drejtim të ndaluar

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, pesë kanë vozitur pa patentë shoferi ( prej tyre, dy të mitur), katër nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri ka vozitur në drejtim të ndaluar.

“Dy shoferë në Tetovë (njëri i mitur) dhe nga një në Negotinë, Manastir dhe rajonin e Prilepit (i mitur) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Nga një shofer në Shkup, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa, një shofer në Manastir ka drejtuar automjetin në drejtim të ndaluar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse”, njoftuan nga MPB.

MPB apelon qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion dhe mosdrejtim të automjetit pa patentë apo nën ndikimin e alkoolit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo