Ariu shëtitet lirshëm nëpër rrugët e Manastirit, tmerrohen banorët (VIDEO)





Një ari është vërejtur në rrugët e Manastirit, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Sipas njoftimeve të publikuara në rrjetet sociale, kafsha është parë në afërsi të rrugës së 16-të, në drejtim të ndërmarrjes së ujësjellësit.

“Jo më kot lagjja quhet Borimeçka, e njohur për burrat e fortë dhe luftëtarët e saj”, thuhet me humor në një nga reagimet e qytetarëve pas paraqitjes së ariut.
Autoritetet dhe qytetarët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për banorët që lëvizin në atë pjesë të qytetit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo