Arbër Ademi: Rinia shqiptare po ngrihet kundër padrejtësive dhe diskriminimit. Rinia e ka fjalën, mjaftë më!!

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar përmes një mesazhi publik në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, duke theksuar se rinia po ngre zërin për të drejtat kombëtare dhe barazinë.

Ademi deklaroi se të rinjtë shqiptarë po protestojnë për gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, përfaqësimin e shqiptarëve dhe për një të ardhme të barabartë europiane.

“Zëri i rinisë po ngritet për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti, për flamurin kombëtar të përdhosur nga shteti, për përfaqësimin shqiptar të sakatosur nga shteti, për ëndrrën europiane të ndaluar nga shteti dhe për vullnetin kombëtar të nëpërkëmbur nga shteti”, shkroi Ademi, njofton TS.

Ai shtoi se protestat janë një mesazh i qartë kundër, siç u shpreh ai, “zgjidhjeve Karakamishiane”, duke përdorur sloganin “NO PASSARAN”.

Në fund të reagimit të tij, Ademi theksoi se koha tashmë i takon rinisë.

“Mjaft më, rinia e ka fjalën”, përfundoi ai.

Protesta e studentëve shqiptarë do të mbahet nesër para Urës së Gurit në Shkup në ora 16:30, ku kërkohet që studentët shqiptarë të kenë të drejtën e dhënies së provimeve në gjuhën shqipe.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo