Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Arben Taravari ka akuzuar koalicionin VLEN se ka mashtruar qytetarët me ligjin e ri për lojërat e fatit.
Taravari kujtoi se ishte premtuar mbyllje e plotë e bixhozit, ndërsa tani po prezantohet si “reformë” një ligj që parasheh vetëm 500 metra largësi nga shkollat, me zbatim të shtyrë deri në vitin 2028.
Ai theksoi se kufizimi nuk vlen për bastoret, të cilat sipas tij vazhdojnë të mbeten pranë lagjeve dhe shkollave.
Në reagimin e tij, Taravari ngriti shqetësim edhe për bixhozin online, duke thënë se ai po legalizohet dhe menaxhohet nga vetë shteti.
“Kjo nuk është reformë. Kjo është mashtrim ndaj qytetarëve dhe tradhti ndaj premtimeve të dhëna”, shkroi Taravari në reagimin e publikuar në rrjetet sociale.