ANKARAJA ZGJOHET

Savash Veliu
Ndërsa valët përplaseshin në bregdetin e Egjeut, ushtria turke kreu një nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në vite EFES 2026. Anije, helikopterë dhe tanke fluturuan nëpër tym dhe rërë ndërsa presidenti i dërgoi botës një mesazh të qartë nga podiumi i tij –
Turqia nuk dëshiron më të jetë thjesht një fuqi rajonale. Ajo meriton më shumë se kaq. Turqia nuk mund të mbetet e mbyllur brenda kufizimeve të veta, kufijve të saj tokësorë, padetëra dhe pakufij ajrorë në egje; kjo është e papranueshme për rritjen dhe zhvillimin e saj drejt bërjes një fuqi botërore. Turqia nuk është Turqia e vjetër, është Turqia e re, dhe nuk mund të qëndrojë me zinxhirë në duar dhe këmbë; është rritur mjaftueshëm dhe duhet të ecë në rrugën e saj lirisht, e lirë nga planet e liga dhe armiqësore. Nuk mund të pengohet nga garnizonet të shteteve si Greqia, Qiproja Jugore dhe Israeli, sepse kjo është një kohë për veprim, jo ​​për mbrojtje. Këto shtete garnizon, që qëndrojnë si kulla para Turqisë, janë të pamjaftueshme për të ndaluar përparimin turk sot, dhe ata që i vendosën do ta kuptojnë këtë herët a vonë!

Turqia është e vetëmjaftueshme dhe e pavarur; ajo dëshiron të zërë vendin e saj në arenën ndërkombëtare ku përcaktohet fati i botës. Ajo kërkon vendin e saj në asamblenë botërore në rendin e ri botëror. Bota është më e madhe se pesë anëtarët e përhershëm të cilët, vetëm për interesat e tyre kombëtare, sjellin më shumë vuajtje, padrejtësi dhe luftë në botë, duke e privuar të gjithë botën nga buka dhe liria! Bota dëshiron liri dhe bukë. Ajo nuk është e kënaqur me zinxhirët e pesë shteteve që janë ulur në frone padrejtësie për shekuj me radhë. Bota dëshiron barazi, liri, dinjitet dhe nder njerëzor, të cilat pesë shtetet, shërbëtorë të sionizmit dhe ndyrësisë së lirisë, nuk janë të gatshme t’i ofrojnë paqe dhe mirëqenje. Edhe pasi sistemi botëror të ridizajnohet, ato nuk duan të heqin dorë nga fronet e tyre sepse nuk duan të humbasin privilegjet që kanë kapur.

Megjithatë, Turqia dhe shumë vende të tjera duan të drejta të barabarta, përfaqësim të drejtë dhe një vend në këtë asamble botërore; këtu, Turqia perceptohet si diçka që po i afrohen derës së saj nga të gjitha kontinentet që e shohin Turqinë si Atin e tyre që lufton për drejtësi për të gjithë të shtypurit. Turqia është e pranishme kudo, duke qëndruar pranë të shtypurve pavarësisht nga raca, kombësia apo feja e tyre, duke i mbrojtur ata dhe duke e ngritur zërin e saj drejt qiellit për njerëzimin.

Jane Rusia, Kina, SHBA, Britania dhe Franca në një deklaratë të përbashkët të lëshuar, dërguan një mesazh të ftohtë kundër forcave që kërkojnë të çmontojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla të konformitetit hegjemonist të tyre se nuk duhet ndryshime në udhëheqësinë botërore.

Ditët kur Turqia kërcënohej me plane të ndryshme sistematike për të thyer vullnetin e saj duke sulmuar pa mëshirë ekonominë dhe lirën turke kanë mbaruar.
“Dollari” nuk ngritej shkaku i Erdoganit pse nuk mund ta drejtojë vendin.
Po ngritej sepse nuk mund Bota ta sundojë Erdoganin..!

Sot, pas zbulimit të një baze israelite në shkretëtirat e Irakut, u bë e qartë se bota arabe dhe Turqia nuk po sulmoheshin nga Irani, por nga Israeli. Sot, Erdogan, në një telefonatë me Trumpin në lidhje me risulmet ndaj Iranit, lëshoi ​​përsëri një ultimatum: Nëse shkelni atje, do t’ju godasim pa mëshirë… Trump e mbylli telefonin me zemërim!!!
Në këtë momentum, Turqia mbrojti Iranin, ndërsa Pakistani mbrojti Arabinë Saudite. Ndoshta ky ultimatum nuk iu drejtua Trumpit, por Netanyahut, siç thotë një proverb; I bie samarit të kuptoj gomari-israeli!

Shumë njerëz po bëjnë të njëjtën pyetje sot: A po kthehet Turqia ngadalë në fuqinë që dikur kishte si Perandoria Osmane? Nga Ballkani në Lindjen e Mesme deri në Mesdhe, ndikimi i saj është rritur vit pas viti. Disa argumentojnë se Ankaraja thjesht po mbron interesat e saja meritore, ndërsa të tjerë besojnë se ky është fillimi i një epoke të re pushteti dhe zgjerimi të ndikimit në tre kontinente si më parë.

Por nëse i referohemi Al-Farabiut, i cili jetoi 150 vjet para osmanëve, ai tha: “Pas osmanëve, bota do të kalojë nëpër një periudhë 100-vjeçare errësire, dhe pastaj do të shfaqet një Perandori e re Osmane, 10 herë më e fortë se e para.” Me fjalë të tjera, Turqia e sotme do të shtrihet deri në Murin e Madh të Kinës dhe do të kontrollojë 5 nga 4 detet që zotëronin osmanët në atë kohë, dhe do të ketë një industri armësh që do të mbjellë frikë në 5 fuqi botërore!

Takimi i fundit Trump-Ji Ping nuk ishte rastësi; përkundrazi, ishte një ndarje e tortës në tre pjesë, dhe Ankaraja ia demonstroi fuqinë e saj publikut botëror duke shfaqur një raketë ndërkontinentale me një rreze veprimi mbi 6,000 kilometra dhe një shpejtësi marramendëse deri në 29,000 kilometra në orë – një raketë bërthamore ose konvencionale, ligjërisht e aftë të shkatërrojë një qytet me një goditje të vetme. Në atë moment, Putin deklaroi shprehimisht se do të takohej me Ji Ping. Pse? Sepse torta në tre pjesë duhet të ndahet në katër pjesë, përfshirë Turqinë!l!

Por një gjë është e sigurt – kur anijet luftarake turke dalin në det dhe flamuri valëvitet mbi ushtrinë, i gjithë rajoni po vëzhgon nga afër për të parë se cili do të jetë veprimi i saj i radhës, bota është në pritje!!!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo