Aliu: KURBANI, ADHURIM DHE BAMIRËSI

KURBANI, ADHURIM DHE BAMIRËSI

BASHKIM ALIU

Shikuar historikisht, sakrifica ka qenë një prej elementeve qendrore në besimet e ndryshme, dhe përmes sakrifikimit të realizuar në forma të ndryshme, njerëzit janë munduar t’i afrohen qenies hyjnore dhe të arrijnë grada të larta shpirtërore. Mirëpo, për fat të keq te popujt e lashtë ka pasur pasoja tragjike, ashtu që me vete rrëmbeu e shumë të rinjve dhe të rejave.
Islami sakrifikimit i dha kuptim krejt tjetër dhe formë krejt tjetër nga ajo që ekzistonte te popujt e lashtë. Një prej formave të sakrifikimit në Islam është institucioni i kurbanit, i cili është prej karakteristikave më të theksuara të festës së dytë Islame, sipas të cilit edhe e mori emrin, në gjuhën arabe i’du-l-ed-ha, apo festa e kurbanit, për shkak se në këtë ditë muslimanët në katër anët e botës therrin kurbana.
Islami asnjëherë nuk legjitimon rituale të cilat nuk kanë domethënie apo thjesht janë vetëm formale, për çdo here përmes ritualeve pretendon pastrimin dhe edukimin shpirtëror, ngritjen psikike dhe etike të besimtarit. Në kontekst të instruksioneve të përmendura duhet të kuptohet edhe institucioni i kurbanit.

Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i fjalës “Kurban”

Në kuptimin gjuhësor, fjala “kurban” rrjedh nga arabishtja dhe buron nga folja “karibe” (قَرِبَ) – “jakrebu” (يَقْرَبُ), ndërsa infinitivi formon fjalët “kurben” (قُرْبًا) dhe “kurbanen” (قُرْبَانًا), që nënkuptojnë çdo veprim që synon afrimin tek Allahu i Madhëruar, qoftë përmes therjes së një kafshe apo përmes formave të tjera të adhurimit (ibadet).
Në kuptimin fetar, kurbani i referohet flijimit të një kafshe të përshtatshme me qëllim devotshmërie dhe afrimi tek Allahu i Lartësuar. Ky akt kryhet gjatë ditëve të Kurban Bajramit.

Dimensione të kurbanit

Kurbani është institucion fetar i cili synim të vetin kryesor dhe objektiv parimor ka humanizimin e njeriut, pastrimin e tij shpirtëror, begatimin e tij me vlera dhe aspirate të larta, edukimin dhe kalitjen e tij. Thënë shkurt, përmes këtij institucioni tentohet të kontribuohet në formimin e personalitetit dhe bashkësisë së shëndoshë njerëzore.
Kurbani është simbol i devotshmërisë, nënshtrueshmërisë dhe dorëzimit ndaj Allahut të Madhërishëm. Kjo, ngase me therrjen e kurbanit, te Allahu nuk arrin gjaku dhe mishi, por nijeti-vendosmëria dhe motivi i njeriut në therrjen e kurbanit, vullneti i tij i lartë për të arritur grada më të larta të përsosurisë shpirtërore.
Kurbani në vete ngërthen edhe karakterin mirënjohës dhe falënderues ndaj Allahut të Madhërishëm. Përmes therrjes së kurbanit, njeriu i tregohet mirënjohës Allahut të Madhërishëm, dhe e falënderon Atë për të mirat dhe begatitë që ia fali.
Kurbani paraqet ngadhënjim të shpirtërores dhe fetares te njeriu. Mbi materialen dhe neglizhencën fetare. Këtë e domostron besimtari me rastin e therrjes së kurbanit, kur tregon qartë se për hire të Allahut dominon mbi ndjenjat dhe pasionet dhe pranon të sakrifikojë për hire të Allahut, dhe një prej formave të sakrifikimit është kurbani.
Krahas gjitha dimensioneve tjera, kurbani ka edhe dimensionin social. Gjegjësisht, është dëshmi e preokupimit të njerëzve për njëri-tjetrin, dhe ndihma materiale që i jepet atij. Me këtë bëhet edukimi i shpirtit të njeriut dhe afirmimi i tij, luftë, e njëkohësisht edhe ngadhënjim mbi egoizmin dhe daljen në skenën e madhe dhe humane të solidaritetit, ndihmës dhe bashkëpunimit ndërnjerëzor. Kjo shihet qartë nga shumë deklarata të Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku ai u jep instruksione muslimanëve për distribuimin e mishit të kurbanit. Po ashtu, edhe me rastin e therrjes së kurbanit, ai vazhdimisht u thoshte familjes së vetë: A e keni ndarë mishin, a ka mbetur diçka pa u shpërndarë, etj. Kjo tregon se kurbani ka qëllim solidarizues dhe kujdes ndaj të varfërve.
Kurbani na paraqitet edhe në rolin e anijes së historike e cila nab art në gjeneratat e mëparshme duke vënë në këtë mënyrë lidhje të forte në mes gjeneratave të ndryshme historike. Kështu, kurbani na përkujton rastin e Pejgamberit të Allahut Ibrahimit alejhisselam me birin e tij Ismailin alejhisselam, apo thenë më mire gatishmërinë e Ibrahimit alejhisselam sip rind nga njëra anë, dhe Ismailit alejhisselam nga ana tjetër si fëmijë, që të sakrifikojnë më të shtrenjtën për hire të Allahut.

Urtësi të kurbanit

Kurbani është një adhurim që është legalizuar pëe shumë urtësi, e në mesin e tyre janë edhe sa vijon:
1-Shprehje e sinqeritetit dhe besnikërisë ndaj Allahut të Madhërishëm.
2-Shprehje e falënderimit ndaj Allahut të Madhërishëm, për të gjitha të mirat që i posedon.
3-Pasimi i sunetit të Ibrahimit (alejhi selam)
4- Shprehja dhe shfaqja e gëzimit për Bajram
5- Ndihmimi i nevojtarëve dhe të afërmve
6- Përngjasimi me haxhinjtë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo