Ali Ahmeti: Sonte, Tetova foli fuqishëm!





Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbajtjen e Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të Degës së Tetovës, e ka cilësuar atë si dëshmi të forcës dhe unitetit të partisë.

“Sonte, Tetova foli fuqishëm”, shkroi Ahmeti, duke theksuar se kuvendi dëshmoi edhe njëherë se BDI mbetet “forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend”.

Sipas tij, me konstituimin e të gjitha organeve të degës, Tetova dha një mesazh të qartë për unitetin dhe vazhdimin e rrugës politike të partisë drejt fitoreve të reja, njofton TS.

Ahmeti vuri në pah edhe bashkimin e brezave brenda partisë, duke përmendur energjinë e gjeneratave që ndërtuan BDI-në ndër vite dhe angazhimin e të rinjve që po marrin përgjegjësi në strukturat partiake.

“Ky bashkim gjeneratash është garancia më e madhe për sukseset që na presin”, theksoi Ahmeti.

Në fund të mesazhit të tij, ai deklaroi se Tetova dhe BDI janë gati për sfidat politike që vijnë, duke përmbyllur me mesazhin: “Fitoret e ardhshme po vijnë!”.

 

Ali Ahmeti: Sonte, Tetova foli fuqishëm!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo