Ziadin Sela deklaroi në emisionin Click Plus se emri i partisë nuk paraqet problem për të dhe strukturat që ai përfaqëson, duke lënë të hapur mundësinë që Aleanca për Shqiptarët të kalojë në “Lidhja Shqiptare”.
“Nuk e kemi problem se si quhemi”, u shpreh Sela, duke shtuar se identiteti politik dhe personal i figurave kryesore mbetet i pandryshuar. “Çfarëdo që quhemi, unë jam Ziadin Sela, Ilire Dauti është Ilire Dauti”, deklaroi ai.
Duke komentuar vendimin e gjykatës lidhur me vulat e Aleancës për Shqiptarët, Sela tha se kjo çështje së shpejti do të bëhet e parëndësishme, pasi sipas tij në Kongresin e ardhshëm partia pritet të transformohet në “Lidhja Shqiptare”.
Ai foli edhe për identitetin vizual të subjektit politik, duke theksuar se ngjyra vjollcë mbetet më përfaqësuesja për ta. “Nuk na shkon diçka tjetër pos vjollcës”, tha Sela, ndërsa shtoi se nëse nuk do të jetë ajo, atëherë alternativë mbeten ngjyrat kuqezi..