—– Jemi duke marrë kritika të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare pse nuk kemi një koncenzus politik për dalje nga krizat.Po zhvillohen zgjedhje, por ndryshimet në thelb nuk po ndodhin.Partitë e deritshme shtetformuese kan rënë në provim, se nuk punuan mirë as për afër për interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës..!
Skënder MULLIQI
Deri më tash kemi pasur pjesëmarrje të ulët në zgjedhje.Po të kishim pjesëmarrje të lartë sigurishtë së do të kishim një situatë shumë më të volitshme politike dhe institucionale .Dalja masive ka legjitimitet .Tjetër është kur njerëzit bësojnë se vota e tyre mund të vendosë dhe çfarë ndodhë në ato ku zgjedhjet vazhdojnë , por që nuk sjellin asgjë pozitive ?Kjo e fundit edhe po ndodhë në Kosovë.Kur më shumë se gjysma e atyre që kan të drejtë vote nuk dalin në zgjedhje , donë të thotë së shumë çka nuk është në rregull , dhe se është humbur besimi në partitë politike shtetformuese.Ne letër, zgjedhjet janë të thjeshta.Ne realitet , shumë gjera vendosën përpara se pena të prekë letrën.Jo vetëm rezultati, por hapësira në të cilën lejohet rezultati në përgjithësi.Mashtrimi më i madh i njeriut nuk është se ai beson se është i lirë. Sepse një sistem që të jep siç duhet të drejtën për të zgjedhur, dhe në të njëjtën kohë nuk kemi ndryshim serioz hapë dilemën e daljës masive në zgjedhje . Pas zgjedhjeve po kemi krejt diqka tjetër , në praktikë nuk po lidhet më interesat e qytetarëve . Kosova ka nevojë për korrektësi politike në zbatimin e premitimeve të dhëna gjatë fushatave elektorale .Dihet se çfarë po janë vendimet e kësaj klase politike , kurrfare, më shumë janë vendime që nuk përkojnë më realitetin.Opsioni është , se çfarë është e arsyeshme , çfarë është e përgjegjshme , dhe se çfarë do të shënohet paraprakishtë si e papërgjegjshme , populliste , ekstreme ose thjeshtë e pa mundur.Zgjedhjet bëhën për të pasur zgjidhje konkrete , e jo të zhvillohet luftë për pushtet, çfarë edhe po shohim që një kohë të gjatë .Duhet bërë vija ndarëse e asaj konkretës dhe jo reales, që kjo e fundit është duke na dëmtuar rënd në të gjitha planët zhvillimore .Zgjedhjët e shpeshta të jashtëzakonshme nuk mund të prodhojnë stabilitet politike dhe të ecurive ekonomike -sociale, veq sa e thellojnë krizën gjithnjë e më shumë .Kan dalur hapur interesat për pasurime të pa ligjshme dhe kjo është duke i ngulfatur keq të gjitha proceset edhe demokracinë e brishtë.E gjithë vëmendja është duke u përqendruar në atë së cili të merrë ma shumë pushtet se tjetri.Vendit i duhet stabilitet politik dhe institucional më shumë së kurrë.Kjo nuk ka mundësi të ndodhë më struktura të burokratizuara dhe të korruptuara politike , të cilat janë mësuar që në vend që më dhanë gjithqka për shtet, ata i marrin gjithqka shtetit!Kjo është absurditet e shekullit 21.Kësaj gjendje aspak të mirë politike , po I kontribuojnë një pjesë e mediave , të cilat jan vu në dispozicion të partive dhe lidërve të caktuar të politikës. Këtu i kan futur duart thellë edhe oligarkët e ndryshem.Kjo klasë politike lirishtë mund të quhet klasë dilitante.Mediat po veprojnë më shumë si cenzurë të tipit të vjetër.Po hudhën poshtë argumentet.Njerëzit janë lodhur nga mos ndryshimi i gjendjës për të mirë.Dhe , kjo mund të jetë vendimtare që mos të kemi dalje masive edhe në këto zgjedhje.Gjithqka mund të përseritet dhe pastaj nuk ka së si gjendja të përmirësohet .Prap mund të provokohen zgjedhjet e radhës, dhe kështu mund të futemi në ciklin e krizave pa rrugëdalje .Kjo është pika ku demokracia humb forcën e saj.Jemi duke marrë kritika të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare pse nuk kemi një koncenzus politik për dalje nga krizat.Po zhvillohen zgjedhje, por ndryshimet në thelb nuk po ndodhin.Partitë e deritshme shtetformuese kan rënë në provim, se nuk punuan mirë as për afër për interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës!Një ringritje e re kombëtare duhet medeomos të ndodhë , nese duam të mirën e shtetit që nuk po e ndërtojmë ashtu si na ka hije.Nese nuk preferohet tolerancë zero për të gjithë keqëbërësit politikë në këto zgjedhje që vështirë të besohet,Kosovën nuk do ta presin ditë të mira…!