16-vjeçari tmerron xhamitë e Tetovës, thyente kasafortat e donacioneve dhe merrte paratë





Tetovasot mëson se një i mitur 16-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia, pasi dyshohet për disa vjedhje të rënda të kryera në xhami të qytetit.
Sipas SPB Tetovë, më 19.05.2026 rreth orës 18:00, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria të miturin, i cili dyshohet se gjatë dy javëve të fundit ka hyrë në disa objekte fetare dhe ka kryer vjedhje.
Rasti i fundit ka ndodhur në një xhami në rrugën “176” në Tetovë, ku sipas informacioneve, ai me forcë ka thyer kasafortën metalike të donacioneve dhe ka marrë para nga brenda.
Tetovasot mëson se i mituri është ndaluar në stacion policor, ndërsa prokurori publik është njoftuar për rastin. Pas dokumentimit të plotë pritet të ngritet parashtresë përkatëse penale për veprën “vjedhje e rëndë”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo