Zv.kryeministri i RMV-së përmend sërish arrestimin e Ilir Metës në Kuvend, reagon ambasadori Meidani: Në politikë, budallallëku është pengesë





Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë indirekte ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke përdorur një thënie të njohur të Napoleon Bonaparte.

“Në politikë, budallallëku nuk është pengesë”, ishte mesazhi i shpërndarë nga ambasadori Meidani, një deklaratë që vjen pas debatit të një dite më parë në Parlament, ku zëvendëskryeministri Nikollovski përmendi sërish arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në Parlament pati debat të ashpër midis deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, pasi akuzuan Nikollovskin se po kontribuon në përkeqësimin e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë dhe po përzihet në punët e brendshme të një shteti fqinj.

Në ndërkohë, nuk është hera e parë që ambasadori Meidani përdor citate të figurave historike për të përcjellë mesazhe politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo