Zoil Hasani zgjidhet në krye të nëndegës së BDI-së në fshatin Veshallë





Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Dega Tetovë, po vijon me procesin e konsolidimit të strukturave të saj në terren. Në mbledhjen e fundit të mbajtur në Malësinë e Tetovës, banorët e fshatit Veshallë kanë zgjedhur kryetarin e nëndegës së tyre.

​Në këtë pozicion u zgjodh Zoil Hasani, i cili njihet si një aktivist i dalluar dhe personalitet i respektuar në këtë vendbanim. Përzgjedhja e tij vjen si pjesë e strategjisë së partisë për të fuqizuar zërin e Malësisë së Tetovës në organet vendimmarrëse.

​”Malësia e Tetovës meriton vend dhe zë të fuqishëm në vendimmarrje. Strukturat që po ndërtojmë janë garanci për një përfaqësim të denjë dhe do të jenë zëri i vërtetë i qytetarëve,” u theksua gjatë këtij procesi zgjedhor.
​Ky aktivitet shënon radhën e radhës së strukturimit të degës së Tetovës, duke synuar një organizim më efikas dhe më afër kërkesave të banorëve të kësaj zone.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo