Pas përfundimit të eliminatoreve, vëmendja e botës së futbollit tashmë është përqendruar te Kupa e Botës 2026, që pritet të jetë edicioni më i madh në histori.
Turneu do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke përfshirë për herë të parë 48 përfaqësuese.
Kosova edhe pse iu afrua, nuk ia doli, duke humbur në finalen e play-offit nga Turqia. Shqipëria humbi në gjysmëfinale ndaj Polonisë.
Kur do të zhvillohet ndeshja hapëse dhe finalja e Kupës së Botës 2026?
Festivali i madh i futbollit do të fillojë më 11 qershor në stadiumin Azteca, i cili do të presë ndeshjen hapëse. Vendi ku u krijua një pjesë e rëndësishme e legjendës së Maradonës do të hapë një turne që do të zgjasë deri më 19 korrik, data e finales që do të luhet në stadiumin New Jersey në New York .
Ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026: Meksikë – Afrika e Jugut, 11 qershor (Stadiumi Azteca)
Ndeshja e finales së Kupës së Botës 2026 : 19 korrik (Stadiumi i New Jerseyt)
Por orari i Kupës së Botës 2026 ofron shumë më tepër sesa vetëm dy ndeshje. Në fakt, do të luhen gjithsej 104 ndeshje gjatë pothuajse 50 ditëve të garës , të cilat i analizojmë më poshtë për t’ju dhënë një ide se sa do të zgjasin raundet e ndryshme të kampionatit.
Kalendari i turneut
Turneu do të zgjasë rreth 40 ditë dhe do të përfshijë plot 104 ndeshje. Ja fazat kryesore:
Faza e grupeve: 11 – 27 qershor
1/32 e finales: 28 qershor – 3 korrik
1/16 e finales: 4 – 7 korrik
Çerekfinalet: 9 – 11 korrik
Gjysmëfinalet: 14 dhe 15 korrik
Ndeshja për vendin e tretë: 18 korrik
Finalja: 19 korrik
Formati i ri historik
Edicioni i vitit 2026 do të sjellë një ndryshim të madh në format. Do të ketë 12 grupe, ndërsa në fazën eliminatore do të kalojnë vendet e para, të dyta dhe tetë vendet më të mira të treta.
Ky format i ri nënkupton se një ekip që synon titullin duhet të zhvillojë deri në 8 ndeshje, një më shumë se në edicionet e mëparshme.