Zbardhen mesazhet e Trump në Zyrën e Ovale: Ne do tërhiqemi nga Irani edhe pa marrëveshje





Disa orë më parë, presidenti amerikan foli nga Shtëpia e Bardhë, duke ndarë qëndrimet e tij mbi zhvillimet e fundit.

Ja pikat kryesore të deklaratave:

Trump u tha gazetarëve se SHBA-të “do të largohen nga Irani shumë shpejt” dhe se veprimi ushtarak amerikan mund të përfundojë brenda “dy ose tre javësh”.
Ai deklaroi se SHBA-të kanë arritur qëllimet e vendosura përpara nisjes së sulmeve ajrore kundër Iran në fund të muajit të kaluar, në bashkëpunim me Izrael. Sipas tij, objektivi kryesor për kufizimin e aftësisë së Iranit për të pasur një armë bërthamore është përmbushur dhe tashmë SHBA-të janë në fazën e “përfundimit të punës”.
Trump shtoi se SHBA-të dominojnë hapësirën ajrore iraniane dhe se është arritur edhe një ndryshim regjimi pas vrasjes së disa udhëheqësve të lartë politikë dhe ushtarakë. Ai i përshkroi drejtuesit e rinj në Teheran si “më pak të radikalizuar” dhe “më racionalë” krahasuar me paraardhësit e tyre.
Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se udhëheqësit iranianë po “luten të bëjnë një marrëveshje” me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës, pretendim që më herët është mohuar nga Irani.
Ai theksoi se lufta mund të përfundojë edhe pa një marrëveshje të ndërmjetësuar mes palëve.
Lidhur me ndikimin e konfliktit në çmimet e karburantit, Trump deklaroi se ato do të ulen sapo SHBA-të të përfundojnë veprimet ushtarake.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo