VLEN: Tetova, zemra e bashkëpunimit shqiptar në Ballkan





Tetova sot ishte nikoqire e Unionit të Komunave Shqiptare në Rajon, duke u shndërruar në simbol të gjallë të unitetit kombëtar. Ky qytet, me historinë dhe kulturën e tij, u ngrit si zemra që rreh për të gjithë hapësirën shqiptare, duke dëshmuar se bashkimi ynë është më shumë se një ide, është realitet që po merr formë.

Ky takim mblodhi përfaqësues nga komunat e hapësirës shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, si dhe nga komunat arbëreshe në Itali, duke reflektuar fuqinë e unitetit dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, u diskutuan prioritetet e punës për vitin 2026 dhe Strategjia afat-mesme 2027–2028, me fokus në: Përafrimin e qyteteve tona me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Rritjen e kapaciteteve për tërheqjen e fondeve dhe projektet ndërkufitare të financuara nga BE. Promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit. Zhvillimin e qëndrueshëm si bazë e progresit rajonal.

Ky forum është dëshmi e qartë se VLEN është zë i fuqishëm i bashkimit shqiptar, duke e vendosur Tetovën në qendër të vizionit për një të ardhme më të integruar, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

Tetova në krye me Bilall Kasamin, sot foli me gjuhën e unitetit, me gjuhën e atdheut dhe VLEN e bën këtë zë të dëgjohet në gjithë rajonin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo