Valbon Limani: Gostivari sot ka një qendër për fëmijët me autizëm“Blue Puzzle” falë Valon Eminin dhe Samir Grblen dhe Arben Taravarit

Një iniciativë që nisi në maj të vitit 2021, me shumë përkushtim dhe vullnet të madh, sot qëndron si një nga arritjet më të rëndësishme sociale në qytet. Bëhet fjalë për hapjen e qendrës për autizëm “Blue Puzzle” në Gostivar, një projekt që lindi nga zemra dhe u realizua falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së shumë individëve dhe institucioneve.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një reagimi publik ka vlerësuar lart këtë nismë, duke theksuar se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, por falë përkushtimit të palodhur, projekti u bë realitet.

“Një falënderim i sinqertë shkon për Valon Eminin dhe Samir Grblen, për energjinë dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, si dhe për të gjithë donatorët që besuan në këtë mision dhe kontribuan në realizimin e tij,” theksoi Limani.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për ish-kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili në atë kohë mbështeti iniciativën duke dëgjuar zërin e prindërve dhe idenë e shoqatës për krijimin e kësaj qendre.

Sot, “Blue Puzzle – North Macedonia” nuk është vetëm një institucion, por një simbol i kujdesit, dashurisë dhe shpresës për shumë familje që përballen me sfidat e autizmit. Kjo qendër konsiderohet si një nga veprat më humane dhe domethënëse për komunitetin e Gostivarit.

Ky projekt vazhdon të jetë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe e përkushtimit për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të çdo individi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo