Gjenerata U14 e KF Shkëndija ka vazhduar me paraqitje bindëse, duke shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Makedonija Gjorçe Petrov në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë informon Tetovasot.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Izair Emini dominoi gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar lojën dhe krijuar shumë raste shënimi. Pavarësisht se Emini vendosi të luajë me një formacion të kombinuar për t’u dhënë hapësirë edhe futbollistëve që kanë pasur më pak minuta, Shkëndija tregoi cilësi dhe organizim të lartë në fushë.
Kuqezinjtë ishin superiorë në çdo aspekt të lojës, ndërsa katër golat e realizuar vetëm sa konfirmuan dominimin e plotë të skuadrës tetovare. Kjo fitore vjen si rezultat i punës së mirë dhe tregon qartë ngritjen e vazhdueshme të kësaj gjenerate.
Pas ndeshjes, trajneri Emini u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe me angazhimin e lojtarëve që morën mundësi.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve. Sot u dhamë mundësi edhe lojtarëve që kanë pasur më pak minuta dhe ata e shfrytëzuan shumë mirë këtë rast. Skuadra tregoi disiplinë dhe dominim gjatë gjithë ndeshjes. Po shohim një ngritje të vazhdueshme dhe kjo është shumë pozitive për ne”, u shpreh Emini.TS