Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi





Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se ShBA mund të hapë Ngushticën e Hormuzit “me pak më shumë kohë”, ndërsa rritet presioni mbi administratën e tij për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin me Iranin.

“Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë një pasuri,” shkroi Trump në rrjetin social Truth Social, transmeton Klankosova.tv.

Gati pesë javë pas nisjes së sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael në Iran, lufta vazhdon të përhapë kaos në rajon dhe të trondisë tregjet financiare, duke rritur presionin ndaj Trump për një zgjidhje të shpejtë.

Rihapja e këtij kanali është bërë prioritet për qeveritë ndërkombëtare, ndërsa çmimet e energjisë dhe nftës vazhdojnë të rriten.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo