Trajnerit të Marseillet i hynë hajnat në shtëpi





Surprizë e keqe për Habib Beye. Shtëpia e trajnerit të Olympique Marseille është grabitur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas rikonstruksioneve të para, hajdutët kanë hyrë në banesë pasi e kanë thyer derën, duke arritur të futen brenda dhe të marrin disa sende me vlerë, njoftojnë mediat franceze.

Ndër objektet e vjedhura përmenden një orë luksoze dhe disa aksesorë të shtrenjtë, ndërsa autorët janë larguar para se të ndërhyjnë forcat e rendit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në ambientin e klubit francez, në një moment tashmë delikat për skuadrën si në aspektin sportiv ashtu edhe jashtë fushe.

Autoritetet i kanë nisur hetimet për t’i identifikuar përgjegjësit dhe për t’i rikuperuar sendet e vjedhura, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme në orët dhe ditët në vijim.

Një episod i pakëndshëm për trajnerin e Marseillet, që e shton tensionin në një periudhë tashmë të ndërlikuar për klubin francez.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo