Zëvendës kryetari i Parlamentit iranian, Haxhi Babaej deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është “tërësisht” nën kontroll të Iranit dhe se kalimi përmes tij duhet të paguhet në valutën iraniane – rialë.
Babaej ka theksuar se plani për Ngushticën e Hormuzit ka marrë përkrahje unanime nga 250 deputetë, njoftoi “Gardian”.
“Sipas vendimit të udhëheqësisë, kjo rrugë strategjike detare nën kurrfarë kushtesh nuk është lëndë e negociatave”, deklaroi ai, duke shtuar se, edhe krahas sanksioneve, eksporti i naftës së Iranit ka tejkaluar 1,6 milionë barelë në ditë.
“Sot nafta në vendin tonë praktikisht është e pamundur të sanksionohet, ndërsa populli iranian nuk do të lëshojë asnjë hap nga kërkesat e tij”, tha Babaej.
Përfaqësues ushtarakë amerikanë dje njoftuan se forcat e tyre kanë “filluar të krijonin kushte për pastrimin e minave në ngushticë”, me ç’rast dy shkatërrues me raketa të telekomanduara të Marinës amerikane po realizojnë operacione në rajon.
Irani, i cili mbylli Ngushticën e Hormuzit si përgjigje të sulmit amerikano-izraelit më 28 shkurt, ka mohuar pretendimet se anijet kanë hyrë në zonë.