Subjektet politike në Kosovë për hirë të qytetarëve dhe vendit duhet të mos krijojnë kriza politike





Ejup Berisha

Në Kosovë një periudhë të caktuar kohore janë të pranishme krizat politike. Të shkaktuara nga Partitë politike pasiqë të njejtat nuk po arrijnë të merren vesh për formimin e institucioneve të reja shtetërore, veprim që e mundësonin rezultatet e dy palë zgjedhjeve të fundit Parlamentare të mbajtura në RKS. Kështuqë edhe pse LVV në zgjedhjet e muajit dhjetor të vitit të kaluar fitoi më shumë se 50 përqind të votave të qytetarëve zgjedhës vendi prap se prap sërish nuk mundi ti shmangej futjes në krizë politike. Pse po ndodhin krizat e tilla, këto pra po ndodhin për shkak se Partitë politike në Kosovë nuk po arrijnë që të merren vesh për qështjet kyqe shtetërore ripërsëris për krijimin e institucioneve. Në zgjedhjet e parafundit të njejtat nuk arritën pajtueshmëri për zgjedhjen e Qeverisë, ndërsa në rastin e zgjedhjeve të fundit Parlamentare ato nuk arritën pajtueshmëri për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pas skadimit të mandatit të tanimë ish Presidentes Vjosa Osmani
Dhe gjatë disa përpjekjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri Partitë kryesore të pozitës dhe opozitës nuk arritën të pajtohen që ta zgjedhin figurën politike numër një në shtet. Në një demokraci të realtë dhe të mirëfilltë partitë politike duhet të punojnë dhe bashkëpunojnë për realizimin e interesit dhe levërdisë së vendit dhe të qytetarëve, kjo do të thotë se sikurse këto të kishin respekt për qytetarët dhe vendin të njejtat nuk do të lejonin paraqitjen e krizave politike në shtet. Megjithse bëhet fjalë për shtet demokratik në Republikën e Kosovës po mungon gatishmëria për bashkpunim mes subjekteve politike dhe si pasojë e kësaj situate si duket vendi do të duhet të shkon sërish në Zgjedhje të reja e të jashzakonshme Parlamentare. Pse Partitë kosovare nuk arritën të merren vesh për zgjedhjen e Presidentit, kjo fatkeqsishtë më shumë ndodhi për shkak të luftës së tyre për pushtet sesa për ndonjë çështje tjetër serioze dhe përmbajtësore. Partitë opozitare vendosën që ta bllokojnë procesin e zgjedhjes së njeriut numër një në shtet. Ky veprim i ka acarruar mardhëniet mes Partive politike por edhe e ka shtuar zhgënjimin te qytetarët e vendit. Duhet të thuhet se kokfortësia e Partive politike ka qenë shkak i paraqitjes së
krizave të shpeshta në ambientin politik kosovar. Në një shtet me një sistem politik të brishtë është problem paraqitja e krizave të shpeshta politike pasiqë këto shkaktojnë pasoja të shumta dhe serioze sir janë:Politike, ekonomike sociale etj. Në këtë rast në ambientin politik kosovarë ka rritje të mospajtimeve dhe fërkimeve politike mes partive. Ndërsa rreziku më i madh i krizave të një pasnjëshme në Kosovë ka të bëjë me mundësinë e rrezikimit të sigurisë dhe shtimin e sfidave për sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Kjo meqë Republika e Serbisë shumë shpesh publikishtë paralajmëron gatishmëri për ndërmarrjen e veprimeve për rrezikimin e tyre Cilat janë pasojat
kur partitë nuk bien dakord mes vete për çështjet shumë të rëndësishme shtetërore. Ato janë se ka paralizim të funkcionimit të institucioneve shtetërore. Nuk funkcionon Kuvendi sepse ai shpërbëhet. Edhe përbërja e fundit kuvendore do të duhet të shpërbëhet.
Qeveria nuk funksionon me kapacitet të plotë politik dhe egzekutiv sepse deri në zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të kryej kryesishtë funkcione tekniko administrative Nuk mund të merren vendime efektive. Stagnon ekonomia. Dhe qytetarët me siguri se i ndjejnë më së shumti pasojat e krizës.
Si do të zgjidhet Kriza e gjatë politike në Kosovë?. Me mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjithëshme.
Por edhe kjo nuk paraqet garancë se vendi do të mund të del nga kriza. Për faktin se Partitë politike nuk po arrijnë të ngriten mbi interesat e tyre të ngushta e të dëshmojnë aftësi dhe pjekuri politike me qëllim që të gjejnë zgjidhje për krizat.
Në vend të dialogut politik diskutimeve dhe bashkpunimit partitë kryesore politike më lehtë konfrontohen dhe i preferojnë ndasitë sesa bashkimin dhe bashkpunimin. Kur funkcionon dialogu dhe mirkuptimi Partitë
më lehtë mund ti arrijnë kompromiset e duhura dhe të domosdoshme.
Kjo gjë është thelbësore dhe e domosdoshme në një sistem funcional demokratik. Partitë opozitare të Kosovës ditët e e fundit patën ofertë konkrete nga Lideri i LVV-së Albin Kurti që të propozojnë dy emra të kandidatëve për President të mundshëm nga radhët e tyre por ato e refuzuan ofertën e tillë. Tani pra një shpresë por e pamjaftueshme për dalje nga kriza mbetet shpallja dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja të jashzakonshme parlamentare ku qytetarët kosovarë do ta japin verdiktin e tyre duke dalur në vendvotime.
Në to ata do të duhet të përcaktohen për disa opcione politike që do tu ofrohen. Por zgjedhjet në aktualitetin e tanishëm gjeopolitik dhe gjeostategjik nuk janë të përshtatshme për askend e jo më për shtetet e vogla dhe të brishta. Prandaj pas zgjedhjeve të radhës Partitë politike duhet ti tejkalojnë jo vetëmse dallimet por edhe inatet dhe kokfortësinë e tyre me qëllim që të mundësojnë formimin e institucioneve kyqe politike. Zgjidhje dhe alternativë tjetër nuk egziston. Shteti dhe qytetarët duhet të çëndrojnë mbi intersat dhe inatet e subjekteve politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo