Studentët shqiptarë u bëjnë thirrje politikanëve për mbështetje në protestën e 6 prillit për gjuhën





Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u bëjnë thirrje të gjithë përfaqësuesit politikanë shqiptarë që t’i bashkohen protestës së tyre në Shkup, e cila do të mbahet më 6 prill. Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Igor Filkov, që t’u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare.

“Të nderuar deputetë, kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë, të gjithë ju, pavarësisht nga partitë, jeni të ndarë pas emblemave partiake, por ne kemi një gjuhë të përbashkët shqiptare. Prandaj, më 6 prill, të hënën, në orën 12:30, rreshtohuni pas studentëve në Shkup. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet dhe ju duhet ta mbështesni atë,” u shpreh një student në një video të publikuar në rrjetet sociale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo