Shqiptari i vë flakën apartamentit të ish-parteres në Itali, 36-vjeçari nuk pranon ndarjen





Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet për zjarrvënie në apartamentin e ish-partneres së tij. Pas një sherri të fundit, burri thuhet se ka përdorur lëndë djegëse për të ndezur flakët brenda banesës.

Mediat italiane shkruajnë se incidenti ndodhi disa ditë më parë në “Corso Ho Chi Min”, pas një sherri mes 36-vjeçarit dhe ish-partneres së tij. Pas kësaj, ai ka përdorur lëndë djegëse për të ndezur zjarrin në banesën e saj. Kjo situatë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar të gjithë apartamentin.

Gjithashtu, janë lënduar edhe ish-partnerët, të cilët mbetën të dëmtuar pas ngjarjes. Ata u dërguan në ambientet e spitalit Guzzardi, ku morën ndihmën e specializuar mjekësore. Bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas daljes nga spitali, u dërgua në burgun e Raguzës dhe po mbahet nga autoritetet gjyqësore. Dyshohet se shkaku i këtij veprimi ka qenë konflikti i vazhdueshëm mes tyre dhe ndarja, të cilën shqiptari nuk e pranonte.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo