Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, pavarësisht marrëveshjes së fundit për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin mes vazhdimit të luftës përmes Izraelit ose ndalimit të saj përmes një armëpushimi.
Ky qëndrim shihet si një kusht i qartë nga Teherani për uljen e tensioneve në rajon.
Vetëm pak orë pas marrëveshjes, situata në terren u përkeqësua. Izraeli kreu një sulm të fortë ajror mbi Bejrut, ku brenda pak minutash u hodhën dhjetëra bomba, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të qartë se vendi i tij do të reagojë menjëherë nëse Irani shkel marrëveshjen e armëpushimit, duke paralajmëruar se objektivat janë tashmë të identifikuara.
Ndërkohë, në Uashington pritet një takim mes presidentit Donald Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ky takim vjen në një moment kur janë shtuar debatet për rolin e aleancës.
Shtëpia e Bardhë ka ngritur kritika ndaj NATO-s, duke lënë të kuptohet se reagimi i saj gjatë përplasjes me Iranin nuk ka qenë në nivelin e pritur.