Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka reaguar ashpër përmes një postimi publik, duke akuzuar kundërshtarët politikë për, siç thotë ai, “patriotizëm të rremë” dhe mungesë veprimi konkret në momentet kur kishin pushtetin në dorë informon Tetovasot .
Shabani thekson se ata që sot flasin më zë të lartë për të drejtat e shqiptarëve, janë të njëjtët që në të kaluarën nuk ndërmorën asnjë hap për të adresuar çështje që sot i konsiderojnë problematike.
Duke përmendur emra konkretë dhe periudha të caktuara, ai ngre pyetje direkte: pse nuk u reagua më herët për çështje që sot përdoren për debat politik? Sipas tij, kjo dëshmon se prioriteti i tyre nuk ka qenë dinjiteti i shqiptarëve, por pushteti.
Në reagimin e tij, Shabani nënvizon se Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të përdoret si slogan politik, por si një obligim që kërkon veprime konkrete dhe përgjegjësi institucionale.
Ai përfundon me një mesazh të drejtpërdrejtë për kundërshtarët: “Dinjiteti shqiptar nuk mbrohet me deklarata selektive, por me veprime konkrete – dhe ju, kur kishit mundësi, nuk bëtë asgjë.”Tetovasot