Shkëndija U17 nuk dorëzohet – ekipi i Agron Memedit merr fitore të pastër ndaj Pelisterit dhe vazhdon ndjekjen për titullin!

Gjenerata U17 e Shkëndija U17 ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme sot në Tetovë, duke vazhduar kështu betejën e fortë për titullin kampion. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Agron Memedi zhvilluan një paraqitje shumë të mirë dhe siguruan një fitore të pastër 3:0 ndaj Pelisterit duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalojnë këtë sezon informon Tetovasot.

Me këtë triumf, Shkëndija U17 vazhdon ndjekjen e liderit Makedonija Gjorçe Petrov U17, që aktualisht mban vendin e parë, por me kuqezinjtë e Tetovës që janë shumë pranë dhe mbajnë të hapur garën për titullin kampion.

Skuadra tetovare po zhvillon një sezon fantastik, duke treguar stabilitet, disiplinë dhe cilësi në çdo ndeshje. Lojtarët kanë dëshmuar karakter dhe pjekuri, duke e bërë këtë gjeneratë një nga më premtueset e klubit.

Agron Memedi: Besojmë deri në fund

Pas ndeshjes, trajneri Agron Memedi u shpreh i kënaqur me performancën e skuadrës:

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Po zhvillojmë një sezon shumë të mirë dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund për titullin. Respektojmë kundërshtarët, por besojmë në cilësinë dhe potencialin e skuadrës sonë.”

Skuadra me ambicie të mëdha

Edhe nga kampi i lojtarëve ka optimizëm të madh, ndërsa skuadra vazhdon të punojë me përkushtim maksimal për të arritur objektivin kryesor të sezonit.

Shkëndija U17 po konfirmon se është një nga skuadrat më të forta të kampionatit, ndërsa gara për titull pritet të jetë shumë e fortë deri në javët e fundit. Kuqezinjtë e Tetovës vazhdojnë marshimin e tyre dhe besojnë se në fund do të shpërblehen për sezonin fantastik që po zhvillojnë.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo