KF Shkëndija vazhdon marshimin drejt një sezoni historik. Skuadra tetovare këtë mesjavë përballet në Kupë me skuadrën tjetër shqiptare me të njëjtin emër, Shkëndija Haraçinë, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe plot emocione informon Tetovasot.
Kjo përballje vjen në një moment vendimtar, pasi Shkëndija po lufton njëkohësisht në dy fronte: në Kupë dhe në kampionat, ku beteja për titull me FK Vardar po vazhdon deri në fund të sezonit.
Triumfi eventual në Kupë do të ishte kulmi i një sezoni ëndrrash për klubin nga Tetovë, i cili këtë vit bëri paraqitje të rëndësishme edhe në garat evropiane në UEFA Europa Conference League.
Kujtimi i sezonit të artë 2017-18
Kjo nuk është hera e parë që Shkëndija lufton në disa fronte. Një sukses i tillë u arrit në sezonin 2017-2018, kur tetovarët fituan titullin kampion dhe Kupën, duke realizuar “kurrorën e dyfishtë”. Në atë periudhë të artë, Shkëndija u përball edhe me gjigantin italian AC Milan, ndërsa spikatën lojtarë si Besart Ibrahimi dhe Ferhan Hasani.
Kurrora e dyfishtë edhe te gjeneratat e reja
Suksese të ngjashme janë arritur edhe nga grupmoshat. Në sezonin 2022-2023, Shkëndija U16 fitoi kampionatin dhe Kupën nën drejtimin e trajnerit Taxhedin Kasami. Në atë gjeneratë spikatën talente si Hisar Ali dhe Albion Musliu.
Tani, Shkëndija është sërish pranë historisë. Një sukses në Kupë dhe titulli kampion do ta vulosnin këtë sezon si një nga më të mirët në historinë e klubit kuqezi.TS