Shkëndija e Tetovës fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës Haraçinës





Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkëndijës së Tetovës që triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Fillimisht tetovarët avansuan me Trumçin, teksa skuadra nga Haraçina përmbysi përkohësisht me Nuhijën dhe Livarekën. Megjithatë, kuqezinjtë tetovar gjetën dy herë tjetër rrjetën me Kërstevskin dhe Meliqin për fitore dhe rezultat final 3:2.

Ndërkohë ndeshja tjeter gjysmëfinale ndërmjet Ohridit dhe Sileksit u mbyll me barazim 1:1. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës do të luhen me 6 maj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo