Rrëzohet avion ushtarak rus në Krime, 29 viktima





Një avion transporti ushtarak i tipit Antonov An-26 është rrëzuar gjatë një fluturimi mbi Krime, territor i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Lajmi është raportuar nga TASS, e cila citon një burim nga Ministria e Mbrojtjes ruse. Sipas të dhënave paraprake, kontakti me avionin është humbur rreth orës 18:00 me orën lokale, ndërsa ekipet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Në bord ndodheshin 29 persona, përfshirë 6 anëtarë ekuipazhi dhe 23 pasagjerë. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të mbijetuar.

Sipas informacioneve fillestare, nuk ka indicie që avioni të jetë goditur nga sisteme kundërajrore të Ukrainë. Hetuesit po shqyrtojnë si shkak më të mundshëm një defekt teknik, megjithëse detaje të tjera nuk janë bërë ende publike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo