Endrit Murati është rikthyer më i fortë se kurrë pas një lëndimi të rëndë që e mbajti për disa muaj jashtë fushave të blerta informon Tetovasot. Futbollisti i talentuar i Shkëndijës U16 dha sinjalin më të mirë të rikthimit duke shënuar në derbin e madh ndaj Vardari U16 në Shkup.
Goli i Muratit erdhi në një moment të rëndësishëm për skuadrën kuqezi nga Tetova, duke konfirmuar formën e mirë dhe vendosmërinë e ekipit për të synuar titullin kampion këtë sezon.
Pas rikthimit nga lëndimi, Murati tregoi se mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa Shkëndija U16 vazhdon të hapërojë me hapa të sigurt drejt objektivit kryesor – titullit kampion.
Ky rikthim i fortë i Endrit Muratit konsiderohet një përforcim i madh për skuadrën tetovare në fazën vendimtare të kampionatit.TS