Rebelim në Kongresin Amerikan
Mersel Bilalli
Burri i shtetit amerikan George Washington tha: “Ne kemi përmbysur diktatura dhe shumë monarki, por
megjithatë kemi krijuar për veten tonë një vend me shumë liri e shumë mizori”! Trump ka zgjedhur të
jetë pjesë e kësaj të fundit! Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Trump janë më të izoluara sot se kurrë
më parë. Kanë dobësuar NATO-n, kanë prishur marrëdhëniet me BE-në, kanë krijuar një krizë globale
sigurie dhe energjie, kanë shtruar qilim për Putinin dhe po flirtojnë me Kinën! Trump ka dobësuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka zhgënjyer Britaninë e Madhe si një aleat shekullor. Trump ka
humbur mundësinë për të gjetur një zgjidhje racionale për problemin që krijoi. Një aleancë prej 35
vendesh e iniciuar nga Britania e Madhe u formua për të zhbllokuar në mënyrë fleksibile Hormuzin, pa
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pa Trumpin, i cili pretendon se po jep rezultate me retorikë
kërcënuese! Është keq kur kërkon lumturi aty ku të gjithë e kanë humbur. Trump e quajti NATO-n një
“aleancë letre” dhe njoftoi tërheqjen e trupave nga Gjermania. “Nuk kemi nevojë për ju”, kërcënoi ai
anëtarët e NATO-s. Edhe Rubio i moderuar njoftoi një “rishqyrtim” të marrëdhënieve me NATO-n!
Dhurata më e madhe për ata që mbështesin djallin është ferri. Por këto ditë është bërë e qartë se
Kongresi Amerikan është kundër largimit nga NATO. Ata thonë publikisht dhe qartë se NATO i bën
amerikanët më të sigurt. NATO siguron stabilitet politik në botë dhe përparim ekonomik për të gjithë.
“Kushdo që po mendon të tërhiqet nga NATO po ndjek ëndrrat e Presidentit Putin”, thanë një grup
kongresmenësh demokratë dhe republikanë. Ish-këshilltari i famshëm i sigurisë kombëtare të SHBA-së,
John Bolton, tha se pa NATO-n nuk ka siguri botërore! Dhe struktura të shumta të kompleksit ushtarako-
industrial amerikan janë të përfshira në një luftë të brendshme të ashpër politike. Ata e konsiderojnë një
politikë të tillë një abort të natyrës.
Trump, në mënyrën e tij, e fyeu rëndë kryeministrin spanjoll, trashëgimtarin e fronit saudit, presidentin
e Francës dhe të gjithë udhëheqësit evropianë. Është e vështirë me një njeri që ka një problem me çdo
zgjidhje. Ai nuk humb kurrë një mundësi për të humbur një mundësi për të ofenduar. Jean-Jacques
Rousseau thotë se një fyerje është një arsye për ata që vet gabojnë. Me një “puthje në bythë”, Trump
humbi 145 miliardë dollarë nga Arabia Saudite për blerjen e armëve. Thënë thjesht, me Trump, Shtetet e
Bashkuara kanë humbur botën që kaluan vite duke e krijuar. Një ditë ai do të deklaroj se qëllimi me
Iranin është arritur, dhe gjysmë ore më vonë do të thotë diçka krejtësisht të kundërt! Një ditë ai do të
lavdërojë udhëheqjen iraniane që i dhanë diçka me vlerë “në shumë para” dhe pastaj do të kërcënojë se
“do t’i kthejë ata në epokën e gurit”! Në një postim në “Truth Social” Trump tha se – “Nëse Ngushtica e
Hormuzit nuk hapet menjëherë, ne do të shkatërrojmë të gjitha termocentralet e tyre, puset e naftës
dhe ishullin Kharg, dhe ndoshta të gjitha impiantet e tyre të desalinizimit! Disa orë më vonë, ai do të
deklarojë – “Kush ka nevojë për naftë, le ta hapë vetë Hormuzin”! BE-ja vazhdon të furnizohet me naftë
dhe gaz nga lojtarë të tjerë si Azerbajxhani, Kazakistani, Libia dhe Norvegjia, por mungesat globale
vazhdojnë të ndikojnë në çmim.
Iranianët dhe Huthit bllokojnë botën!
Rreth 28% e tregtisë botërore kalon përmes Detit Mesdhe dhe 12.5% përmes Kanalit të Suezit. Huthitët
jemenas herë pas here mbyllin Ngushticën Bab al-Mandeb, e cila mbyll plotësisht korridorin më të
rëndësishëm të transportit detar në botë. Mbi 9.6 miliardë dollarë humbaset në ditë nga mbyllja e
mundshme e Kanalit të Suezit, dhe për shkak të Ngushticës së mbyllur të Hormuzit, bota humbë 12
miliardë euro në ditë. Një e treta e gazit botëror kalon përmes Hormuzit dhe shkon kryesisht në Evropë,
Indi, Kinë dhe Japoni.
Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh i naftës në planet, duke pompuar një rekord prej 13.6
milionë fuçish në ditë, por Shtetet e Bashkuara nuk janë një ishull në vetvete. Çmimi i naftës gjithashtu i
ndikon fuqishëm ato. Për më tepër, rafineritë amerikane nuk mbështeten vetëm në naftën vendase. Ato
zakonisht përziejnë naftën shumë të lehtë amerikane me naftën bruto më të rëndë të pompuar jashtë
vendit – tha Claudio Galimberti i Rystad Energy. Për shkak të rrezikut të lartë gjeopolitik, kompanitë e
sigurimeve po kërkojnë prime më të larta sigurimi, gjë që po ushtron presion mbi çmimet në të gjithë
botën, përfshirë edhe në stacionet amerikane të benzinës. Është e vështirë të kuptohet se si heqja dorë
nga ngushtica do të zgjidhë ndonjë gjë. Në thelb, kjo do të ishte dorëzimi i ngushticës Iranit dhe
garantimi i çmimeve më të larta të energjisë, sepse Irani mund të kërkojë tarifa lirisht për transportin
detar. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Trump ka premtuar vazhdimisht ta kontrollojë atë dhe
sigurisht që kjo do t’i jepte SHBA-së një avantazh strategjik ndaj Kinës, por ky qëllim nuk mund të arrihet
me kapacitetin e Trump. Në një farë mënyre, ai pranoi se – vendet që varen nga Ngushtica e Hormuzit
duhet të sigurojnë transportin detar. Dhe lufta nuk u nis nga evropianët apo dikush tjetër për të paguar
për gabimin e tyre. Trump po kërkon që të gjithë të tjerët të paguajnë për gabimet e tij.
Kongresmenët po rebelohen!
Kongresmenët amerikanë kanë paralajmëruar se dobësimi i aleancave është një humbje strategjike për
SHBA-në. Një avantazh i madh që SHBA-të kishin ndaj rivalëve të tyre në të kaluarën ishte aleanca e tyre
e fortë në NATO. Dhe kjo tani është në pikëpyetje. Kjo do të thotë se një avantazh tjetër strategjik për
SHBA-në është humbur, paralajmërojnë ata. Dhe se ne nuk duhet ta lejojmë këtë.
Përfundimi i përgjithshëm është se Trump praktikisht na ka sjellë në një situatë ku një numër i mirë
analistësh, politikanësh dhe qytetarësh nuk mendojnë më se si do të duket bota pas pesë ose dhjetë
vjetësh, por përkundrazi se si do të duket nesër, pas një muaji ose deri në fund të vitit. Këso veprim i
SHBA-së dhe Izraelit kundër regjimit në Teheran është pjesë e disa mega tendencave që po formësojnë
marrëdhëniet ndërkombëtare. Kemi gjithnjë e më shumë konflikte dhe gjithnjë e më pak bashkëpunim.
Tani mund të shihet nga Hëna se rendi i vjetër shumëpalësh është në rrënoja dhe aleanca të reja të
çmendura janë në horizont. Lidershipi i Trump nuk përfaqëson asnjë rend, është mohimi i gjithçkaje që
karakterizonte marrëdhëniet midis SHBA-së dhe BE-së. Ky veprim u solli amerikanëve edhe karburant
më të shtrenjtë, dhe me të një zhgënjim të madh për bazën elektorale të Trump. Ai nuk mund ta
imagjinojë këtë. Ai premtoi se SHBA-të do të pushonin së qeni polici i botës. Dhe morëm një ndërhyrje
të rrezikshme me pasoja globale dhe një kërcënim jo vetëm për kundërshtarët, por edhe për aleatët
aktualë. Edhe kur aleatët janë në panik, ai e shijon atë, pa e kuptuar se e ka sjellë vendin e tij në prag të
imunitetit të tij politik. Ai është bërë një mbjellës i vërtetë kaosi në skenën e brendshme dhe
ndërkombëtare.
Partia Demokratike Amerikane është gjithashtu objektivisht fajtore këtu, sepse ata kujtuan shumë vonë
se nuk duhej të kishin nominuar një kandidat të dobët që përshëndet qenie të padukshme. Sidoqoftë,
NATO-s do t’i duhet shumë kohë për të shëruar plagët e shkaktuara nga MAGA, të cilën disa tashmë po e
quajnë me shaka MASA (Make America Small Again). “Duhen shumë vepra të mira për të ndërtuar një
reputacion të mirë dhe vetëm një e keqe për ta shkatërruar atë.” – Benjamin Franklin
Kurse ne nuk jemi nga këtu!
Sa për ne, diplomatë të rëndësishëm të akredituar këtu do t’ju njoftojnë se na mungon aftësia
shtetërore. Dhe se nuk do të kemi të ardhme për vendin. Kemi krijuar një vend pa parime themelore, pa
vizion, pa ide, pa sistem merite. Dhe kjo është arsyeja pse mbetemi pa njerëz. Kemi shkatërruar edhe
atë ekonominë të vogël që kishim, kemi shkatërruar arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen sociale, dinjitetin.
I kemi bërë njerëzit e shkolluar të punojnë për njerëz analfabetë. Në emër të “patriotizmit” të rremë dhe
një të kaluare të rreme, kemi vrarë të ardhmen për 35 vjet. Më shumë se njëqind mijë të rinj kanë
ndjerë se e ardhmja e tyre mund të gjendet kudo tjetër në botë përveç në atdheun e tyre. Ata kanë
kuptuar se gjëja më e mirë që mund të bëjnë për atdheun e tyre është të heqin dorë prej tij. Jemi bërë
një shtet privat i një grupi oligarkësh kriminelë, të cilët blenë gjithçka për vete, madje edhe jetën e
tjerëve. Ai socializëm “i kalbur” në 35 vjet e rriti standardin e jetesës 14 herë, dhe ja ku jemi ne që
jetojmë për 35 vjet në një mendje të konservuar dhe në një (nën)zhvillim të ngrirë. Urtësia se njeriu më i
pasur është ai që nuk e shet karakterin e tij është zhdukur tashmë.