Një raport i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian jep një pasqyrë të rëndë për gjendjen në Gaza pas konfliktit.
Sipas vlerësimit, rindërtimi i zonës do të kërkojë më shumë se 50 miliardë paund gjatë viteve në vijim.
Mbi 370 mijë shtëpi janë shkatërruar, ndërsa rreth gjysma e spitaleve nuk janë funksionale. Ekonomia e Gazës ka pësuar rënie të fortë, me një tkurrje prej 84 për qind.
Raporti tregon edhe për ndikimin te popullsia.
Rreth 1.9 milion njerëz janë zhvendosur, shumë prej tyre disa herë, dhe mbi 60 për qind kanë humbur shtëpitë. Sipas dokumentit, zhvillimi njerëzor në Gaza është kthyer pas me dekada.
Për të rikthyer shërbimet bazë si sistemi bankar, komunikimet dhe infrastruktura kryesore, nevojiten rreth 19.5 miliardë paund vetëm në 18 muajt e parë. Këto përfshijnë rindërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrjeteve të ujërave të zeza, si dhe mbështetjen e ekonomisë.
Raporti vlerëson se për një rimëkëmbje reale nevojitet një armëpushim i qëndrueshëm dhe kushte sigurie. Po ashtu kërkohet hyrje e lirë e ndihmave humanitare dhe lëvizje pa pengesa e njerëzve dhe mallrave.