Qeveria e Maqedonisë: Ulja e çmimeve të karburanteve vazhdon deri më 18 maj





Qeveria informon publikun se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët dhe ekonominë, zbritja e karburanteve vazhdon deri më 18 maj 2026.

Kjo është një masë që siguron ulje të çmimeve me pakicë, me zbritjen që arrin në 3 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për litër për benzinat me 95 dhe 98.

Nga Qeveria thonë se mbesin të përkushtuar për të marrë masa në kohë dhe efektive për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve, veçanërisht përballë një krize çmimesh të importuara dhe sfidave globale të energjisë.

“Në koordinim me institucionet kompetente dhe operatorët ekonomikë, ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të reagojmë në përputhje me rrethanat, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe parashikueshmërisë në treg. Kujdesi për qytetarët dhe mbështetja e ekonomisë mbeten përparësia jonë kryesore”, njoftojnë nga Qeveria.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo