Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me presidentin turk Tayyip Erdogan. Sipas asaj që raportojnë mediat ruse, që citojnë Kremlinin, Putin dhe Erdogan diskutuan situatën në Lindjen e Mesme tha Kremlini të premten.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord për nevojën e një “armëpushimi të menjëhershme” në Gjirin Persik.
Të dy liderët theksuan se operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme po shkaktojnë pasoja serioze negative jo vetëm në nivel rajonal, por edhe global.
Presidentët e Rusisë dhe Turqisë shprehën mbështetje për një armëpushim të menjëhershëm dhe zhvillimin e marrëveshjeve kompromisi që marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve në rajon.
Putini falënderoi Erdoganin për gatishmërinë e tij për të lehtësuar procesin e negociatave për Ukrainën.
Ata gjithashtu vunë në dukje rëndësinë e koordinimit të hapave mes përpjekjeve të Kievit për të goditur tubacionet e gazit dhe anijet tregtare në Detin e Zi.