Shkruan Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha:
Çka me thënë për protestën e sotme të studentëve, përveç se: ngritni zërin dhe bëni përpjekje për të ardhmen tuaj.
Derisa nuk lejoni të ju futen politikanët në mesin tuaj, s’ka kush që ju del përpara dhe çdo pengesë për ju është e lehtë për ta tejkaluar.
Çdo gjeneratë ka sfida, edhe juve të ditës së sotme ju janë paraqitur sfida. Ngritni zërin kundër kujtdo që ju cenon çfarëdo të drejte tuaj dhe gjuhës tuaj. Jeni të pathyeshëm, me forcë vitale, pa “veteranët” e politikës.
Kujdes nga prezenca e cilitdo politikan, sepse jua kthejnë çdo tubim në një erë të rëndë që ju shpërndan.
Jeni syri dhe mendja e popullit. Askush nuk ka guxim e forcë t’ju dalë përpara.