Pas ndeshjes historike të Turqisë ndaj Kosovës të martën, portieri i përfaqësueses turke, Ugurcan Çakir, u shtrua në spital në Stamboll për shkak të një virusi, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.
Sipas mediave turke, Galatasaray është shqetësuar se Çakir mund të mos jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Trabzonsporit këtë fundjavë.
Siç raporton “Sozcu”, portieri kishte pasur probleme shëndetësore edhe gjatë ndeshjes me Kosovën dhe menjëherë pas rikthimit në Turqi u paraqit në spital të mërkurën.
Ndeshja ndaj Trabzonsporit do të jetë vendimtare në garën për titull, ku Galatasaray prin me 64 pikë, ndërsa Trabzoni renditet i treti me katër pikë më pak.