Politikan të Kosovës dëshmoni pjekuri politike dhe dashuri ndaj Kosovës zgjedhne Presidentin e Republikës





Ejup Berisha

Zgjedhne Presidentin o politikan të Republikës së Kosovës. Këtë gjë
e keni obligim Kushtetues, shtetërorë dhe kombëtarë e jo dëshirë tuajën personale. Pra mos harroni se keni obligim pra këtë gjë duhet ta bëni patjetër. Mundësinimin e zgjedhjes së Prsidentit e keni detyrim sepse keni dhënë betim në Kuvend e gjatë asaj ceremonie solemne keni thënë se do ti repsektoni Kushtetutën dhe ligjet e kjo do të thotë se keni premtuar se do të punoni dhe kontribuoni për formimin dhe konsolidimin e institucioneve të Republikës duke u ngritur mbi interesat personale dhe grupore politike.
Këtë gjë duhet ta bëni për hirë të qytetarëve të vendit. Më tej për hirë të sakrificës dhe gjakut të derdhur të heronjëve të Kosovës në betejat e luftërave. Më tej për hirë të vështërsive dhe sfidave të kaluara ndër shekuj nga qytetarët e Kosovës. Për hirë nënave dhe baballarëve shqiptarë që kanë dhënë kontribute të çmuara për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit ndër shekuj. Pastaj për hirë të fëmijëve dhe të rinjëve dhe të rejave të Kosovës. Të gjithë këta nuk e meritojnë këtë marrëzi apo dhe katrahurë politike që e keni krijuar vetë. Politikan Kosova nuk është pronë e juaja personale pra të njejtën nuk ua kanë lënë trashëgimi prindët tuaj ajo është trashigimi kombëtare e krijuar dhe ndërtuar shumë gjatë kohë nga
të gjithë që kanë jetuar dhe vepruar në të. Kosova nuk është vetëm e politikanëve por edhe e atyre që nuk merren fare me politikë por që kanë vetëdije më të lartë shtetërore se që e kanë politikanët kosovarë sot. Pra kuptone realitetin se Republika e Kosovës u takon të gjithë qytetarëve të saj e jo vetëm juve. Të gjithë këta nuk e meritojnë këtë marrëzi apo dhe katrahurë politike autorë të të cilëve jeni ju. Kështuqë dëshmoni mençuri dhe pjekuri politike.Dëshmoni dashuri ndaj vendit shtetit dhe qytetarëve dhe zgjedhne Presidentin. Mos shkoni në zgjedhje sepse ato janë pasiguri dhe shpenzim i panevojshëm disa milionë eurosh në k
kushtet aktuale krize ekstreme vendore dhe globale. Shpëtone Kosovën.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo