Arrestohet kumanovari për shkak se vozist në kahjen (drejtimin) e kundërt në njërin nga bulvardet e Kumanovës.
Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, bëhet fjalë për kumanovarin 51-vjeçar i cili u kap duke lëvizir në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” (Oktomvriska Revolucija) Kumanovë, pra duke mos respektuar rregullat e trafikut.
“Me datën 10 prill rreth orës 4:00 të mengjesit, policia e SPB Kumanoves e arrestoi personin me iniciale O.D. (51) nga Kumanova”, njoftoi Ministria per Pune te Brendshme (MPB).
Pas dokumentimit te plotë te rastit, Policia e Kumanoves ben me dije se do te ndermerren masa ligjore qe parashihen legjislacioni.