Plagosi të dashurën dhe më pas veten, vdes 32-vjeçari në QKUK

32-vjeçari i dyshuar për plagosjen e një vajze në Ferizaj ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej nga plagët e marra pasi kishte qëlluar më edhe vetën. Këtë e kanë konfirmuar Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami”.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Lidhur me rastin e datës 10.04.2026 në Ferizaj, ku mbetën të plagosur dy persona, ju njoftojmë si në vijim:

Më 10.04.2026, rreth orës 22:00, është raportuar rasti ku kanë mbetur të plagosur dy persona: L. U. (24-vjeçare), femër, kosovare, dhe V. K. (32-vjeçar), mashkull, kosovar.

Viktima e rastit, L. U., pasi ka pranuar ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku ndodhet ende nën përkujdesjen e mjekëve.

Ndërsa personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti fillimisht është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa pas rrethanave të reja, mbetet në kompetencë të prokurorit për cilësimin e mëtejshëm ligjor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo