Derbi mes Tiranës dhe Partizanit po zhvillohet sonte në “Air Albania”.
Momentalisht, rezultati është 1-1.
Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të “Demave të Kuq” që shënuan me anë të Human pas 22 minutave lojë.
Menjëherë pas golit të pësuar nga ekipi i tyre, disa tifozë ultras të Tiranës tentuan të futeshin në fushë, por u ndalën nga siguria.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket qartë një përleshje mes ultrasve dhe sigurisë, ndërsa prezenca e policisë bëri që situata të qetësohej brenda dy minutave.
Për Tiranën barazoi Anton Kresic në minutën e 66-të
