Pelisteri mposht Shkëndijën në Tetovë!





Pelisteri ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në javën e 25-të të elitës, duke triumfuar 2:1 ndaj Shkëndijës së Tetovës në një përballje mjaft dramatike. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 35-të, kur Spirovski shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 0:1.

Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i shpejtë. Vetëm shtatë minuta më vonë, Ibraimi riktheu baraspeshën, duke barazuar rezultatin në 1:1. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej pa fitues, në skenë doli Kerim. Futbollisti i futur nga pankina realizoi në kohën shtesë të pjesës së dytë, duke i siguruar Pelisterit një fitore të madhe me rezultat 1:2. Ky triumf ka peshë të madhe për Pelisterin në luftën për mbijetesë, ndërsa për Shkëndijën paraqet një hap fals në garën për titull, ku rivali kryesor mbetet Vardari.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo