Nexhat Bexheti
Mënyra se si komunikojmë flet shumë për statusin tonë personal, profesional,social,interpersonal,duke na e kushtëzuar kështu edhe gjendjen e shëndetit emocional.Pra,një model i shëndetshëm i komunikimit me të tjerët presupozon edhe një mirëqenie emocionale si bazament i mirëqenies së shëndetit mendor.Së këndejmi shtrohet nevoja për të zhvilluar aftësitë e dhënies dhe marrjes së mesazheve në mënyrë të kënaqëshme,duke i zbutur dhe neutralizuar keqkuptimet dhe konfliktet me personat me të cilët bashkëjetojmë dhe bashkëveprojmë.Një komunikim konstruktiv dhe i frytshëm nënkupton edhe një model të shëndetshëm të komunikimit në ambientin përkatës social.Është i gabueshëm konstatimi se elokuenca verbale paraqet kushtin primar për një komunikim optimal me të tjerët.Si parakusht esencial për t’u bërë bashkëbisedues i mirë dhe i pëlqyeshëm është zelli dhe gadishmëria për të dëgjuar me kujdes dhe durim të tjerët.
Po qese u qasemi debateve mediatike,lehtësishtë ndëgjojmë kundërshtime të nivelit të ulët kulturorë,i cili është në kundërshtim me kulturën tradicionale shqiptare.Mostoleranca e dabatuesve në emisionet televizive len gjurmë të zbehtë,sepse ata ndigjet edhe nga gjenerata në ritje,dhe atyre u hap mundësinë që t’a përdorin si fjalor në jetën e tyre të përditshme gjatë zhvillimit të personalitetit si individ dhe antar i shoqërisë tek të cilët mundet të krijohen shtrembërime kulturore.Por tragjedi m֝ë madhe është kur manifestohen acarime verbale ashtu që ka raste edhe ndërhyrje fizike,në mes oponentëve politik,në parlament ata nuk kanë durim që oponenti të rëfehet,në mes fjalimit shpërthejnë fyerjet e nivelit më ulët kulturorë.Aktet e këtilla shëmtuese do të ndikojnë negativishtë te edukata e shpresës.Prandaj do të jetë e dobishme që pedagogët dhe psikologët nëpër shkolla t’ua spjegojnë nxënësve si raste të izoluara,sepse parlamenti është arenë e kacafytjeve politike dhe se nuk përfaqëson kulturën,dhe se profesioni politikan është i ngarkuar me energji negative,prandaj shërbehen me retorikën e fjalorit antikulturorë,sepse në afat kohor nuk munden t’i realizojnë premtimet e dhëna ndaj elektoratit.