Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se raportet me kryeministrin Albin Kurti filluan të prishen gjatë negociatave për Marrëveshjen e Brukselit, veçanërisht mbi interpretimin e nenit 7 dhe 10, si dhe Plani i Implementimit.

Ajo ka theksuar dallimet në qëndrime dhe kërkesat e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke theksuar se negociatat shpesh u bënë të komplikuara për shkak të mosbesimit ndaj Serbisë.

“Unë i kam parë dallimet si krejtësisht normale sepse do të ishte e frikshme sikur të pajtoheshim për gjithçka. Kemi pasur interpretime të ndryshme të marrëveshjes së Brukselit, për mua ka qenë shqetësues neni 7, pastaj neni 10, që konfirmoi ato që nënshkruan Thaçi dhe Mustafa, janë pjesa e fundit e marrëveshjet. Por, kam thënë që kjo marrëveshje ka edhe disa nene të mira.

Këto nuk u qartësuan, kanë shkuar në një pikë edhe më keq me aneksin e Ohrit. Qeveria ka pasë qëndrim tjetër gjatë negocimit të planit të implementimit me Lajçakun, unë kam pasur kërkesa të tjera. Nga ajo që është na dorëzuar, për aq sa na është dorëzuar se s’e di çka është folur në takime…Ka pasur kërkesa, kanë qenë shumë të të larta në raport me Lajçakun dhe ai arsyetohej se Qeveria ka kërkuar të jetë fusnota, unë kam kërkuar që së pari Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Unë kam kërkuar që ajo të jetë e para, dhe jo e fundit. Serbia i merrte të gjitha, dhe në fund, thjesht tërhiqen sepse nuk i besohet Serbisë. Ai plan i implementimit kurrë nuk është arritur, tash me z.Sorensen besoj që do të riaktualizohet, nuk e di se si, e pam edhe këtë që u pa si kompromis i Kosovës sa i përket strukturave ilegale, ndoshta edhe ajo është rruga përpara” , tha ajo.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo