Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari ku kryeministri Viktor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet.
Përmes një postimi në X, Rama vlerëson bashkëpunimi me Orban për afrimin e Shqipërisë me Hungarinë.
“Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.
Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”, shprehet Rama.