Pasi mbrëmë hungarezët dëbuan nga froni despotin e tyre Orban, pas 16 vitesh të pushtetit te tij despotik pro kremlinit, ka ardhur koha për një “Peter Maxhar” në Severnistan.
Kryekomiti Micko është një kopje konformë e Orbanit, ndaj Severnistani nuk duhet ta presë edhe dy vjet mbi kurrizin e saj pushtetin e despotit te vockël, ku nga ky pushtet despotik me së shumti e vuajnë shqiptarët.
Nën pushtetin e kryekomitit Micko shqiptarët dhe gjuha shqipe po degradohet dhe po plandoset keq në të gjitha fushat.
Le te marrim si shembull projektligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat, në të cilin nuk ka kuotë etnike të punësimeve veç profesionalizmit dhe meritokracisë!
Ky është projektligjin që megafonët vredistë na e shesin si arritje e madhe në pjesëmarrjen e barabartë të shqiptarëve ne administratën shtetërore.
Kufizimi i gjuhës shqipe edhe pse sipas ligjit të gjuhëve të pakicave i mundëson përdorimin e saj, po kufizohet në maksimum nga pushtetarët e rinj të bordellos qeveritare.
Që çudia të jetë më e madhe e gjithë kjo fushatë e përdhosjes dhe e denigrimit të gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar po bëhet në bashkëpunim me një parti shqiptare në pushtet, e cila nuk guxon të kundërshtoj vendimet dhe urdhëresat arbitrare të despotit të vockël Micko e ka emrin VREDI!
Ndaj, pranvera e ndryshimit të vërtetë të “rrëzimit të kokave despotike” në Ballkan duhet të vazhdoj me rrëzimin e despotëve të vegjël si Mico dhe soji i tij,
në të kundërtën, këtë lloj pusht-shteti më së shumti do ta vuajnë shqiptarët!
Atëherë, sot me tepër se kurrë pas gjithë këtij denigrimi dhe perdhosjes së identitetit kombëtar, Severnistani dhe shqiptarët të ndëshkuar tashmë nga ndërkombëtarët që të bashkëjetojnë me maqedonët, duhet të gjejnë një “Peter Maxhar” për ta flakur tutje despotin e vockël Micko nga bordrlloja qeveritare, duke i dhënë fund hegjemonisë dhe supremacisë së komitëve të orientimit ruso-serb mbi shqiptarët!
Medai Shaholli