Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale ku thotë se nën drejtimin e tij Izraeli do të vazhdojë luftën kundër asaj që ai e quan “regjimi terrorist i Iranit dhe proksit e tij”.
Në të njëjtën deklaratë, Netanyahu ka bërë edhe një krahasim me Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan, duke pretenduar se ndryshe nga Izraeli, Turqia i “akomodon” këto grupe dhe e ka akuzuar Ankaranë për qëndrime të ashpra ndaj kurdëve në vend.
“Izraeli nën udhëheqjen time do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist të Iranit dhe proksit e tij, ndryshe nga Erdogan, i cili i akomodon ata dhe ka masakruar qytetarët e tij kurdë”, shkruan Netanyahu.