Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të protestës





Duke filluar nga ora 11:00, nesër do të mbahet protestë për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, e organizuar nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë.

“Protesta është planifikuar të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” nr. 4 me lëvizje majtas përgjatë rrugës “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, djathtas përgjatë rrugës “11-të Tetori”, drejt përgjatë rrugës “Dimitrije Çupovski”, djathtas përgjatë rrugës “Vasill Gllavinov”, drejt përgjatë bulevardit “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden” deri përpara Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Shkup”, njoftoi MPB.
MPB u bën apel qytetarëve të respektojnë urdhrat e lëshuara nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo