Me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Gazmend Arsllanit, veteran i batalionit të katërt të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Sipas njoftimit të bashkëluftëtarëve, Arsllani pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 kishte marrë rrugën e mërgimit, duke jetuar dhe punuar në Itali, ku edhe ka ndërruar jetë.
Edhe pse në moshë të re gjatë luftës së vitit 2001, ai iu përgjigj me guxim thirrjes për liri, duke dhënë kontribut të çmuar në radhët e UÇK-së.
Të afërmit dhe shokët e kujtojnë Gazmendin si një luftëtar të përkushtuar, mik të dashur dhe njeri me vlera të larta njerëzore. Sipas tyre, trimëria dhe përkushtimi i tij do të mbeten gjithmonë në kujtesën e atyre që e njohën.
Për datën dhe kohën e varrimit, familjarët dhe bashkëluftëtarët kanë njoftuar se opinioni do të informohet në vijim.